( Çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë jo për të krijuar një bisedë sa më ndihmuese me të rinjtë mbi shëndetin mendor. )
Fëmija juaj ose një femijë qe mund te njihni ju tregon në mënyre direkte apo indirekte se janë të shqetësuar për shëndetin e tyre mendor. Mundet madje t’ju tregojë për një sëmundje specifike të shëndetit mendor për të cilën shqetësohen se mund ta kenë, vecanërisht nëse është I rritur mjaftueshëm për të kërkuar në Google eksperiencën e tij dhe të bëje kërkime para se të afrohet për të nisur një bisedë.
Është e rëndësishme të dini se nëse një femijë inicion një bisedë te tillë, me shumë gjasa i ka kërkuar shumë kurajo për të folur rreth asaj teme. Mund të ndihen vulnerabël dhe shumë vigjilent mbi mënyrën se si ju do të përgjigjeni në ketë moment. Më poshtë është një listë e disa nga gjërave që duhet të shmangni, dhe gjithashtu e disa përgjigjeve që mund të jenë më ndihmuese.
Mos thoni: ‘’Të gjithë ndihemi ashtu ndonjeherë.’’
Mund të jetë shumë tunduese të përpiqeni të qetësoni femijën duke ju treguar se eksperienca e tyre është normale dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar—çështje e mbyllur! çdo prind që përgjigjet në këtë mënyrë po bën gjënë e duhur.
Megjithatë, problemi qëndron se përgjigjja në këtë lloj forme mund të tingëllojë vërtet shpërfillese te kushdo—për më tepër te një fëmijë. Dhe kur flitet për sëmundjet e shëndetit mendor, jo, ‘’ne nuk e kemi ‘të gjithë’ këtë nga pak’’, disa veprime duhen ndërmarrë me kujdes për të punuar me problemin përkatës.
Kjo qasje gjithashtu i jep një mbyllje bisedave të rëndësishme se çfarë vërtetë po ndodh me fëmijën përpara se të fillojnë.
Mos thoni: ‘’Do të rritesh prej kësaj.’’
Përseri, kjo shpesh thuhet se të qetëson. Problemi qëndron se për shumë sëmundje të shëndetit mendor, ky nuk është rasti—dhe sa më shumë kohë kalon mund të bëjë që simptomat të vendosin rrënjë. Edhe nese kemi rastin se pas kesaj një fëmijë do të ndalojë së u ndjeri keq, kur të rritet ( gjë që mund të ndodhi, vecanerisht nëse ajo që fëmija po përjeton është e lidhur me një ngjarje specifike për të cilën ndihet keq, si p.sh. provimet, shoqëria, etj ), është ende dicka e pavlefshme për t’u dëgjuar si përgjigje për të ndarë dicka që është tashmë një problem/shqetësim i madh.
Kujtoni se shprehje të tilla si ‘’kur të rritesh’’ ose ‘’në të ardhmen’’ mundet që të mos ofrojnë shumë ngushëllim ose të jenë shumë domethënëse për një femijë të bllokuar në shqetësimet e së tashmes.
Mos thoni: ‘’Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!’’
Prindërit dhe kujdestarët mund të kerkojnë të ndihmojnë femijën të ndihet më mirë duke ju thënë se ”ka të tjerë që mund të ndihen edhe me keq’’—me qëllimin që fëmija të ‘’fokusohet mbi pozitiven!’’
Problemi është se ‘të gjithë vuajnë’ është në vetvete vuajtje, edhe pse, po, dikush tjetër ndoshta e ka më të rëndë. Nëse do të kishe një dhimbje koke te padurueshme, me shumë mundësi nuk do të të ndihmonte nëse dikush do të vinte dhe do të të thoshte se ishte dikush tjeter në spitalin në fund të rrugës që kishte ‘më shumë dhimbje’ se ty! Vë bast se do të të mërziste edhe më shumë!
Të dëgjosh ‘’nuk ke asgjë për t’u mërzitur/shqetësuar’’ mundet që ta vendosi fëmijën në pozicionin e fajtorit, të cilin është tashmë duke e përjetuar për faktin se pse po e kalon atë që është duke kaluar—është shumë e mundshme qe ata ta kene provuar ( pa sukses ) t’I drejtohen vetes duke përdorur të njëjtën logjikë.
Mos thoni: ‘’Kjo nuk është normale.’’
Duke thënë ‘’të gjithë e bëjmë ndonjëherë’’ mund të tingëllojë shpërfillëse, ‘’kjo nuk është normale’’ godet në skajin tjetër të spektrit—duke e dërguar kështu fëmijën në një situatë paniku.
Fëmija apo adoleshenti që po ju drejtohet është tashmë i shqetësuar, në të kundërt nuk do të ishte duke komunikuar me ju në këtë moment. Të dëgjojnë që ju mendoni se nuk janë normalë mund të bëjë që ata të përpiqen më shumë për t’i fshehur gjërat brenda vetes dhe jo të krijojnë një urë komunikimi sërish—të përpiqen vërtet shumë fort për të ‘’vepruar në mënyrë normale.’’ E marrë nga një këndvështrim tjetër—kjo i dedikohet shumë rritjes së dhimbjes në brendësi, me një kosto të lartë.
Mos thoni: ‘’Mos i thuaj askujt për këtë.’’
Mund të jetë tunduese për prindin apo kujdestarin që ta këshillojë fëmijen të mos flasë me të tjerët për atë që po përjeton. Kjo mund të vijë nga pozicioni i turpit, dhe shqetësimet se çfarë do të thonë për familjen nëse njerëzit e tjerë zbulojnë se fëmija i tyre ka një sëmundje të shëndetit mendor. Gjithashtu mund të vijë nga një shqetësim i gabuar për fëmijën—frikë se nëse flasin për të, fëmija do të përjashtohet ose do të bullizohet.
Por edhe nëse shqetësimi vjen nga diçka e mirë, të bërit e sëmundjeve të shëndetit mendor një tabu apo tema të paprekshme përgjithësisht i bën fëmijët të ndihen edhe më të papranueshëm dhe lehtësisht të thyeshëm.
Në shumicën e rasteve, prindërit i thonë këto gjëra sepse mendojnë se do t’i bëjnë fëmijët të ndihen më mirë—nuk ka një manual për të treguar se si duhet të flitet për këto tema, dhe është instiktive të duash t’i qetësosh të dashurit e tu duke ju treguar se cdo gjë është ok dhe se nuk ka asgjë të gabuar. Ne nuk duam të bëjmë asnjë prind apo kujdestar të ndihet keq nëse ia kanë thënë ndonjë prej tyre fëmijëve—shumica, mbi te gjitha, janë duke bërë më të mirën që dinë dhe mund të jetë shumë e vështirë të dish se cfarë të bësh në situata të tilla.
Por është e mundur të krijosh një bisedë produktive dhe suportive, dhe parapërgatitja mund t’i ndihmojë prindërit të ndihen gati kur biseda të hapet. Më poshtë janë disa nga gjërat që mund të jenë më ndihmuese per t’i dëgjuar një fëmijë apo adoleshent i shqetësuar:
- ‘’Kjo duhet të jetë mjaft e vështirë për ty.’’
- ‘’A mund të më tregosh pak më tepër për çfarë po ndodh me ty?’’
- ‘’Kur filloi kjo situatë?’’
- ‘’Si të bëjnë të ndihesh gjërat për të cilat sapo folëm?’’
- ‘’Jam e lumtur që u ndjeve i/e lirshme dhe i/e hapur të flisje me mua mbi këtë.’’
- ‘’A ke ndonjë ide se çfarë do të doje të bëjmë më pas? ( Është ok nëse nuk ke. )’’
- ‘’Unë jam këtu për ty. Le të bëjmë një plan për hapat e mëtejshëm.’’ ( Kjo mund t’ju përfshijë të dy ju për të bërë disa kërkime, për të folur me një mjek/specialist, apo thjesht të përcaktoni një orar tjetër në të ardhmen e afërt për të diskutuar sërish. )
Mbi të gjitha, këshilla më e mirë do të ishte kjo: mos i jepni një mbyllje bisedës—dëgjoni me kujdes. Bëhuni të qartë në mënyrë të tillë që fëmija të arrijë ta kuptojë se ju do ta ndihmoni sido që të mundeni, dhe se fakti që biseda/diskutimi po zhvillohet është një arritje shumë e madhe dhe shumë e mirë për fëmijën.