Çfarë është CBT?
CBT është e fokusuar në mënyrën se si mendimet, besimet dhe qëndrimet tona ndikojnë në ndjenja dhe sjellje, si dhe ajo mëson aftësi për t’u përballur me probleme të ndryshme. Kjo qasje bazohet në parimin që mënyra se si ne mendojmë për situatat ndikon ne mënyrën se si ne ndihemi dhe sillemi. CBT synon të lehtësojë shqetësimet psikologjike, duke ndihmuar klientët të zhvillojnë mendime dhe sjellje të përshtatshme. Modelet e të menduarit negativisht fillojnë që nga fëmijëria e zhvillohen më pas me rritjen. Me kohën ne fillojme të besojme këto supozime, derisa ato fillojnë e bëhen automatike dhe ndikojnë se si ne ndihemi në punë, shkollë dhe në përgjithësi në jetë. Në qoftë se këto interpretime negative nuk sfidohen, ato shndërrohen në një cikël të vazhdueshëm të të menduarit, ndjerit dhe sjelljes.
Si zhvillohet terapia CBT?
Në CBT, ju punoni me një terapist për të identifikuar dhe sfiduar çfarëdo modeli të të menduarit dhe të sjelljes negative që mund të jetë duke ju shkaktuar vështirësi. Kjo qasje mund të ndryshojë mënyrën se si ju ndiheni për situata dhe t’ju ndihmojnë të ndryshoni sjelljen tuaj në të ardhmen. Ju dhe terapisti juaj mund të fokusoheni në çfarë është duke ndodhur në jetën tuaj për momentin, por gjithashtu mund të shikoni edhe në të kaluarën dhe të mendoni sesi përjetimet e se shkuares kanë ndikuar në mënyrën se si ju e shihni botën sot.
Në terapinë CBT, marrëdhënia është e barabartë dhe jogjykuese mes jush dhe terapistit tuaj, ku ju jeni pjesëmarrës aktiv në terapi. Terapisti kërkon pikëpamjet dhe reagimet tuaja ndaj përjetimeve të cilat formojnë mënyrën se si progreson terapia. Kjo marrëdhënie terapeutike, do t’ju ndihmojë të ndiheni të lirë të flisni për gjëra që janë personale ose të vështira për t’u diskutuar.
Struktura tipike e një seance të CBT mund të përfshijë:
Çrregullimet që trajton CBT
CBT është një terapi fleksibël që mund të adaptohet për të përmbushur nevojat tuaja të veçanta. Studime të shumta dëshmojnë se CBT është një trajtim efikas për një sërë problemesh të shëndetit mendor siç janë:
- Çrregullimet e ankthit dhe sulme paniku
- Depresion
- Probleme me inatin
- Çrregullim Obsesiv-Kompulsiv (OCD)
- Probleme me të ushqyerin
- Fobi
- Çrregullimi i stresit post-traumatik
- Probleme me gjumin
- Çrregullimi borderline i personalitetit
- Probleme me abuzimin me substanca të ndryshme
- Psikoza
- Skizofreni
- Probleme seksuale
- Probleme në marrëdhënie ndërpersonale