Kushtet e Shërbimit – WEB ICBT (Institute of Cognitive Behavioral Therapy)
Website jonë është një mundësi për të gjithë klientët në mbarë botën që të marrin shërbimet dhe informacionet e nevojshme. Dëshira jonë është të jemi sa më afër klientëve tanë dhe t’u ofrojmë mundësinë për të marrë shërbime dhe kryer rezervime nga website jonë. Kjo dëshirë ishte një shtysë e fortë për të hapur këtë website. Në këtë faqe mund të rezervoni seanca me stafin tonë, si dhe të gjeni informacione dhe shërbime të tjera që do t’ju ndihmojnë për nevojat tuaja. ICBT shpreson që të merrni shërbimin më cilësor në këtë faqe dhe të respektoni kushtet e shërbimit.
Kushtet e Përdorimit
Kjo faqe interneti është pronë e ICBT (Institute of Cognitive Behavioral Therapy). Të gjitha përmbajtjet dhe informacionet në këtë faqe janë krijuar/ofruar nga ne për ju, por mund të përfshijnë materiale të palëve të treta. Termat “ne”, “tonë” dhe “jona” i referohen ICBT. Duke hyrë ose duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni të respektoni këto Kushtet e Shërbimit.
Kushtet e Shërbimit dhe Përdorimi i Shërbimeve
Duke përdorur shërbimet tona, ju deklaroni që jeni në moshë madhore dhe keni dhënë pëlqimin tuaj për të ndjekur këto kushte. Nuk mund të përdorni shërbimet tona për ndonjë qëllim të paligjshëm ose të paautorizuar. Shkeljet e këtyre kushteve mund të rezultojnë në ndërprerjen e shërbimeve për ju. Shërbimet tona kanë si qëllim të ofrojnë më të mirën për shëndetin mendor të klientëve tanë.
Përditësimet dhe Ndryshimet
Ne rezervojmë të drejtën të ndryshojmë, përditësojmë ose modifikojmë këto kushte në çdo kohë për të siguruar cilësinë më të lartë për klientët tanë. Është përgjegjësia juaj të lexoni me kujdes termat dhe kushtet dhe të mos jeni në kundërshtim me to. Përdorimi i vazhdueshëm i shërbimeve që ofrohen pas ndryshimeve përbën pranimin e kushteve të reja.
Politika e Rimbursimit dhe Riskedulimit
Rimbursimet për seancat e caktuara janë të mundshme vetëm nëse kërkohen më shumë se 24 orë para kohës së caktuar të seancës. Nëse anuloni më pak se 24 orë para seancës, nuk do të jeni të kualifikuar për rimbursim. Në rast se është e nevojshme të shtyni një seancë, ju lutemi të kontaktoni psikologun/terapistin për të shqyrtuar mundësitë që të rregulloni një kohë tjetër.
Përmbajtja dhe Informacioni
Ne përpiqemi të sigurojmë që informacioni në faqen tonë të jetë i saktë dhe i përditësuar. Megjithatë, nuk garantojmë saktësinë ose disponueshmërinë e informacionit. Nëse vëreni ndonjë informacion të pasaktë, ju lutemi na njoftoni dhe ne do të përpiqemi të korrigjojmë informacionin. Ndryshimi i informacionit në kohë reale nuk është një detyrim, por ne përpiqemi të ofrojmë informacionin më të mirë për ju.
Çmimet dhe Disponueshmëria e Shërbimeve
Çmimet e shërbimeve tona mund të ndryshojnë në përputhje me lëvizjet e çmimeve në treg. Në asnjë rast, tarifat për seancat e rezervuara përpara se tarifa e re të hyjë në fuqi, nuk do të rriten. Ne gjithashtu rezervojmë të drejtën të modifikojmë ose ndërpresim shërbimet tona të ofruara në web, në përputhje me mundësitë dhe kërkesat e Institutit tonë. Theksojmë se në rast rezervimi të një seance nga faqja jonë, duhet të jetë të paktën 48 orë para kohës së seancës.
Informacioni Financiar dhe Faturimi
Ne kemi të drejtën të refuzojmë ose të kufizojmë rezervime ose blerje në rast se shikojmë parregullsi në pagesë ose informacionet e dhëna. Ju duhet të siguroni informacion të saktë dhe të përditësuar për të gjitha blerjet dhe shërbimet që ju dëshironi të merrni. Ne do t'ju pajisim me një faturë tatimore për blerjet që kryeni si një e drejtë ligjore juaja. Forma e pagesës mund të bëhet me kartë krediti/debiti ose PayPal përmes faqes tonë. Për format e tjera të pagesave, ju lutemi të na kontaktoni drejtpërdrejt për të udhëzuar më tej.
Siguria e Informacionit Personal
Informacioni juaj personal rregullohet nga Politika jonë e Privatësisë. Ju lutemi ta rishikoni atë për detaje mbi mënyrën si mbrohet informacioni juaj.
Përfundimi dhe Pajtueshmëria
Nëse ndonjë dispozitë e këtyre Kushteve të Shërbimit është e paligjshme ose e pavlefshme, ajo do të ndahet dhe do të vazhdojë të vlejë për sa më shumë të lejuar nga ligji në fuqi. Këto kushte përfaqësojnë marrëveshjen e plotë mes jush dhe ICBT për të pasur një navigim dhe përdorim të sigurt të faqes sonë.
Kontakti
Për çdo pyetje në lidhje me këto Kushte të Shërbimit, ju lutemi na kontaktoni në: info@icbt.al
Faleminderit!