Shërbimi Psikiatrik
Trajtimi psikiatrik është një specialitet mjekësor që fokusohet në diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e çrregullimeve emocionale apo psikiatrike. Është një fushë komplekse që kërkon një qasje multidisiplinare për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët.
Qëllimi i trajtimit psikiatrik është të ndihmojë pacientët të menaxhojnë simptomat, të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të arrijnë qëllimet e tyre. Pranë ICBT shërbimi psikiatrik ofron vlerësime psikiatrike, konsulta psikiatrike dhe trajtime psikofarmakologjike.