Të qenit i shëndetshëm mendërisht gjatë fëmijërisë do të thotë të arrish etapat zhvillimore dhe emocionale, të mësosh aftësi të shëndetshme sociale dhe si të përballesh kur ballafaqohesh me probleme. Fëmijët e shëndetshëm mendërisht kanë një cilësi pozitive të jetës dhe mund të funksionojnë mirë në shtëpi, shkollë, dhe në komunitetet e tyre.
Crregullimet mendore në fëmijë janë të përshkruara si ndryshime serioze në mënyrën që fëmija mëson, sillet, ose përballon emocionet e tij, që shkakton shqetësim dhe probleme për të kaluar ditën. Shumë fëmijë herë pas here përjetojnë frikëra dhe shqetësime ose shfaqin sjellje jobindëse. Nëse simptomat janë serioze dhe të vazhdueshme si dhe ndërhyjnë me shkollën, shtëpinë, ose aktivitetet e lojës, fëmija mund të diagnostikohet me një crregullim mendor.
Megjithatë, shëndeti mendor nuk është thjesht mungesa e një crregullimi mendor. Fëmijët që nuk kanë një crregullim mendor mund të dallojnë në sa mirë janë duke ja dalë, dhe fëmijët që kanë të njëjtin crregullim mund të dallojnë në pikat e forta dhe të dobëta që kanë, në mënyrën se si janë duke u zhvilluar dhe përballur, dhe në cilësinë e tyre të jetës. Shëndeti mendor si një vazhdimësi dhe identifikimi i vështirësive specifike mendore janë dy mënyra për të kuptuar se si janë në të vërtetë fëmijët.
Cilat janë disa nga crregullimet mendore më të zakonshme?
Disa nga crregullimet mendore më të zakonshme që mund të diagnostikohen në fëmijëri janë crregullimi i pavëmendjes/hiperaktivitetit, ankthi (frikëra dhe shqetësime) dhe crregullime të sjelljes. Shpesh këto probleme janë një përgjigje direkte ndaj cfarë është duke ndodhur në jetën e tyre. Crregullimet mendore në fëmijëri mund të ndikojnë cdo fëmijë pavarësisht formimit të tyre.
Një shëndet i mirë mendor ndihmon fëmijët për të zhvilluar reziliencën që ju duhet për t’u përballur me cfarëdo që sjellë jeta dhe për t’u rritur në individë të shëndetshëm dhe funksional.
Gjëra që mund të ndihmojnë për të mbajtur mirë shëndetin mendor të fëmijëve përfshijnë:
- Të qenit në shëndet të mirë fizik, të ngrënit një dietë të balansuar dhe aktivitet i rregullt fizik
- Të pasurit kohë dhe liri për të luajtur, brenda dhe jashtë
- Të qenit pjesë e një familje që shkon mirë me njëri tjetrin shumicën e kohës
- Të qenit në një shkollë që kujdeset për mirëqenien e nxënësve të saj
- Të marrit pjesë në aktivitete lokale
Faktorë të tjerë gjithashtu të rëndësishëm përfshijnë që fëmija të ndihet sikur të tjerët e duan, i besojnë, e kuptojnë dhe se është i/e sigurt. Fëmijët që janë optimist, rezilient, kanë ca kontrollë mbi jetën e tyre dhe ndihen sikur përkasin, kanë më shumë gjasa të kenë një mirëqenie më të mirë mendore.
Shumica e fëmijëve rriten duke qenë të shëndetshëm mendërisht, por disa studime sugjerojnë që fëmijët dhe të rinjtë sot kanë më shumë probleme me shëndetin e tyre mendor sesa 30 vite më parë.
Cfarë mund të ndikojë në shëndetin mendor të fëmijëve?
Ngjarjet traumatike mund të provokojnë probleme të shëndetit mendor për fëmijët që tashmë janë vulnerabël.
Ndryshimet shpesh veprojnë si provokime: të ndërruarit shtëpi, ose lindja e një vëllai ose motre, për shembull. Disa fëmijë që fillojnë shkollën ndihen entuziast për të bërë shokë të rinj dhe aktivitete të reja, por ka të tjerë që mund të ndihen në ankth.
A kanë disa fëmijë dhe të rinj më shumë gjasa për të përjetuar probleme të shëndetit mendor?
Disa faktorë të caktuar mund të krijojnë rrezik që disa fëmijë të kenë më shumë gjasa për të përjetuar probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, të përjetuarit këta faktorë nuk do të thotë që një fëmijë doemos – ose madje edhe ka shans – që do përjetojë probleme të shëndetit mendor.
Faktorë të tjerë ndikues përfshijnë:
- Të pasurit një sëmundje afat-gjatë fizike
- Një prind që ka patur probleme të shëndetit mendor, probleme me alkoolin ose ka qenë i përfshirë me ligjin
- Vdekja e dikujt të afërt
- Prindër që ndahen ose divorcohen
- Të përjetuarit bullizëm të rëndë ose abuzim fizik apo seksual
- Varfëri ose të qenit pa shtëpi
- Të përjetuarit diskriminim
- Të kujdesurit për një të afërm, ose të marrit përsipër përgjegjësi që i takojnë të rriturve
- Të pasurit vështirësi afat-gjatë më përshtatjen në shkollë
Cfarë probleme të shëndetit mendor ndodhin më shpesh në fëmijëri?
- Depresioni prek më shumë fëmijë sot se në dekadat e fundit.
- Të dëmtuarit e vetes është një problem i zakonshëm në të rinj. Disa njerëz që përjetojnë dhimbje intense emocionale mund të përpiqen të përballen me të duke lënduar veten.
- Crregullimi i Ankthit të Përgjithësuar mund të shkaktojë disa të rinj të bëhen ekstremisht të shqetësuar. Fëmijët shumë të vegjël që kanë filluar mësimin në një shkollë të re ose kanë ndërruar shkollën mund të kenë ankth të ndarjes.
- Crregullimi i Stresit Post-Traumatik mund të vijë pas abuzimit fizik ose seksual, të parit dicka shumë të frikshme ose traumatike, të qenit viktimë e dhunës ose bullizmit të rëndë ose të mbijetuarit një fatkeqësi.
- Fëmijët që janë vazhdimisht mbiaktiv, impulsiv dhe kanë vështirësi për t’u përqëndruar mund të kenë Crregullim të Pavëmendjes dhe Hiperaktivitetit.
- Crregullimet e të ngrënit zakonisht fillojnë në vitet e adoleshencës dhe janë më të zakonshme në vajza sesa në djem. Numri i njerëzve të rinj që zhvillojnë një crregullim të të ngrënit është i vogël, por crregullimet e të ngrënit si anoreksia nervosa ose bulimia nervosa mund të kenë pasoja serioze për shëndetin dhe zhvillimin fizik.
Cfarë trajtime mund t;u ofrohen të rinjve?
Trajtimi për fëmijët dhe të rinjtë shpesh përfshin të folurit për problemin në mënyrë që të arrihet te mënyra më e mirë për ta zgjidhur atë. Për fëmijët e vegjël, kjo gjë mund të bëhet përmes lojës. Ata mund të referohen të një specialist sic është një psikolog që është i trajnuar për t’i ndihmuar ata të eksplorojnë ndjenjat dhe sjelljet e tyre.
Ka plot prova që terapia e të folurit (talking therapy) mund të jetë efektive për fëmijët dhe njerëzit e rinj, dhe në disa raste mund të ndihmojnë dhe medikamentet. Fëmijët duhen vlerësuar nga një specialist para se t’i përshkruhen medikamente.
Profesionistët që mbështesin një fëmijë do e mbajnë konfidencial informacionin për ta dhe familjen e tyre.
Jam i/e shqetësuar për fëmijën tim – cfarë mund të bëj?
Një nga mënyrat më të rëndësishme që prindërit mund të ndihmojnë është duke dëgjuar fëmijët e tyre dhe duke i marrë ndjenjat e tyre seriozisht. Ata mund të duan një përqafim, të duan që t’i ndihmosh për të ndryshuar dicka ose mund të duan ndihmë praktike.
Ndjenjat negative të fëmijëve zakonisht kalojnë. Megjithatë, është një ide e mirë të marrësh ndihmë nëse fëmija yt është i shqetësuar për një kohë të gjatë, nëse ndjenjat e tyre janë duke i parandaluar për të vazhduar me jetën e tyre, nëse shqetësimi i tyre është duke ndikuar jetën familjare ose nëse ata janë duke u sjellur në mënyra që nuk priten për moshën që kanë.