Si ndikon neglizhenca emocionale në fëmijëri tek ne si të rritur?

  • Kreu
  • Psikoterapi
  • Si ndikon neglizhenca emocionale në fëmijëri tek ne si të rritur?

Si një ekspert në neglizhimin emocional në fëmijëri, kam zbuluar se shumë njerëzve ju është vjedhur diçka jetike në fëmijëri. Dhe shumica nuk e kuptojnë çfarë mungon.

Është zëri i tyre.

Shumica e njerëzve të neglizhuar emocionalisht kanë shumë për të thënë dhe ata e thonë atë. Ata janë të shpejtë për të thënë gjëra të tilla si:

Si jeni?

Ka diçka qe nuk shkon?

Po, unë do ta bëj atë nder për ty.

Gjithçka është mirë!

Unë jam mirë.

Unë nuk kam nevojë për ndihmë.

Sigurisht, do ta bëj këtë për ty.

Jam i lumtur ta marr përsipër atë detyrë, mund të ma japësh mua.

Ndërsa kjo mund të duket si një koleksion i rastësishëm  deklaratash,  të gjitha ndajnë një temë të përbashkët.Ata bëhen të gjitha për “tjetrin” dhe jo për “veten”. Të gjitha këto deklarata bëhen nga njerëz me neglizhencë emocionale në fëmijëri.Ata përcjellin qëndrimin jetësor të atyre që u rritën me emocionet e tyre të shpërfillura: “Çdo gjë bëhet në shërbim të tjetrit”

 

 

Zëri i një fëmije tipik

Nëse ndonjëherë keni kaluar kohë me një foshnje, me siguri e keni vënë re që e shprehin veten lirshëm. Para se të fillojnë të flasin ata qajnë ose belbëzojnë për t’ju komunikuar atë që ndjejnë.

Fëmijët lindin me një zë që e përdorin natyrshëm. Ajo që një fëmijë ndjen dhe mendon nuk ka asnjë filtër. Ajo del automatikisht dhe menjëherë.

Por fatkeqësisht, shumë fëmijëve, ju duhet të fillojnë të filtrojnë zërat e tyre shumë shpejt.

 

Zëri i Fëmijës së Neglizhuar Emocionalisht

Imagjinoni të jeni fëmijë dhe të ndiheni të lënduar. Fytyra dhe gjuha e trupit tregojnë qartë emocionet tuaja. Por prindërit tuaj sillen sikur gjithçka është në rregull dhe bëjnë sikur nuk e vënë re.

Imagjinoni të shkoni te prindërit tuaj për ndihmë, por ata nuk janë të disponueshëm për t’ju ndihmuar.

Imagjinoni të kaloni çdo ditë të jetës tuaj si fëmijë, pa ju pyetur njeri:

Pse je i trishtuar sot?

A ka ndodhur diçka në shkollë që të ka mërzitur?

A ndihesh i frikësuar?

Çfarë dëshiron?

Çfarë ndjen?

Çfarë të nevojitet?

Kur nuk ju bëhen mjaftueshëm këto pyetje, është e natyrshme që truri juaj të supozojë se ndjenjat, dëshirat dhe nevojat  personale nuk kanë rëndësi. Pse t’i shprehni ato kur askujt nuk i intereson vërtet?

Imagjinoni të kaloni çdo ditë të fëmijërisë suaj duke marrë pak feedback rreth asaj se kush jeni. Reagime të tilla si:

Je i mrekullueshëm në matematikë. Por ne duhet të punojmë pak më shumë me fokusin tënd në lëndët e tjera.

Duket sikur nuk të pëlqen të shkosh në praktikën e bejsbollit.

Ti ke një sens të mirë humori!

Temperamenti yt të pengon që të japësh më të mirën tënde ndonjëherë.

Ty të pëlqen të ndihmosh të tjerët. Më pëlqen kjo tek ty.

Më pëlqen mënyra se si dëshiron t’i bësh njerëzit rreth teje të qeshin.

Duket sikur je i pakënaqur kur shoku yt, _______ ,është këtu.

Kur nuk i dëgjoni mjaftueshëm këto lloj vëzhgimesh dhe reagimesh, ju nuk mësoni dy gjëra jetike të cilat duhet t’i mësoni në fëmijëri: Ju nuk mësoni se kush jeni në të vërtetë. Dhe nuk e kuptoni se ia vlen ta dini.

 

Zëri juaj tani

Kështu, duke u rritur në një familje që nuk ju vuri re dhe nuk tregoi interes, ju mësuat se ndjenjat tuaja nuk kanë rëndësi. Kështu mësuat se ju nuk duhet të shfaqni veten tuaj të vërtetë. Në këte mënyrë, duke kërkuar gjëra dhe duke mos marrë asgjë, ju mësuat se të ngresh zërin dhëmb. Në këtë mënyrë neglizhenca emocionale e përjetuar në fëmijëri jua ka marrë zërin tuaj.

 

Si të merrni mrapsht zërin tuaj

Ju keni lindur me një zë të fortë. Zëri juaj është atje, brenda jush, duke pritur që të rifitohet.

Kur të mësoni për neglizhencën emocionale në fëmijëri, do të filloni të kuptoni se si ju ka ndodhur dhe do të filloni ta shihni atë në shumë aspekte të ndryshme të jetës. Do të kuptoni se sa jeni larguar  nga vetja juaj e brendshme e vërtetë, dhe po kështu edhe nga të tjerët. Kuptimi i kësaj do t’ju ndihmojë të shihni se ka një “ti” brenda që e keni injoruar gjatë gjithë këtyre viteve.

Filloni të gjurmoni për atë që dëshironi, ndjeni dhe keni nevojë. Çfarë ju pëlqen? Kush ju pëlqen? Ku do të shkosh? Çfarë ju mërzit  apo ju shqetëson? Jini të vëmendshëm.

Në momentin që e kuptoni më mirë se kush jeni, atëherë  mund të mësoni aftësitë për ta shprehur veten. Mësoni gjithçka që mundeni për vendosmërinë dhe aftësinë për të thënë gjërat në një mënyrë që të tjerët munden dhe do ta dëgjojnë atë që ju thoni. Praktikoni të thoni, “Unë dua__.” “Unë ndiej__.” “Kam nevojë__.” Çdo herë që ngrini zërin do ju ndihmojë që ta keni më të lehtë ta bëni përsëri herën tjetër.

Sa herë që flisni, i dërgoni një mesazh vetes suaj të vërtetë

Ashtu si çdo herë që ngrini zërin, bëni herën tjetër më të lehtë; sa herë që i kushtoni vëmendje atij fëmije të vogël e të qetë brenda, i dërgoni atij ose asaj një mesazh të fuqishëm.

 

Duke bërë të kundërtën e asaj që kanë bërë prindërit tuaj, duke i siguruar vetes atë çfarë ata nuk mund të të jepnin, ju po pranoni atë që jeni dhe po dëgjoni atë ç’ka keni nevojë. Ju po i thoni vetes dhe atij fëmije të vogël e të heshtur brenda: Ti ke rëndësi.

Çfarë bëjnë njerëzit kur e dinë se kanë rëndësi? Ata shprehin ndjenjat, dëshirat dhe nevojat e tyre.

Çfarë do të bëni kur të kuptoni se keni rëndësi? Do të mësoni të thoni të vërtetën tuaj. Do ta riktheni zërin tuaj.

 

Burimi: Psychology Today

Shporta
  • Your cart is empty Browse Shop