Informacioni në vazhdim mund të përmbajë pjesë që janë sensitive për të prekurit nga kjo temë.
Vetëdëmtimi fillon me një qëllim për të dëmtuar veten. Kjo përfshin akte impulsive të të prerit apo dëmtuarit veten, shpesh të lidhura me paramendim dhe ndjenja negative. Të përdorurit medikamente pa përshkrim nga mjeku, të kruarit veten me forcë, të djegurit veten, të goditurit mure për të krijuar dhimbje janë gjithashtu metoda të tjera. Shembuj të tjerë përfshijnë të pish kimikate helmuese, të tërheqësh lëkurën në mënyrë radikale, të tërheqësh flokët, dhe të ndërhysh me qëllim në shërimin e plagëve. Shenjat paralajmëruese përfshijnë izolimin, të shmangurit ndërveprime sociale, dhe veshje të gjera apo te veshurit mëngë të gjata në kohë të nxehtë për të fshehur plagët. Shenja të tjera janë të gjeturit instrumente të mprehta si brisqe në vende të cuditshme, justifikime të vazhdueshme për prerje në krahë, stomak apo këmbë, dhe të mbyllurit veten në banjo apo dhomë për periudha të gjata kohe.
Deri tani, adoleshentët janë statistika më e lartë për sjellje vetëdëmtuese, me studime që tregojnë se rreth 15% e adoleshentëve kanë provuar sjellje vetëdëmtuese. Njerëzit që përfshihen në sjellje vetëdëmtuese kanë tre herë e gjysmë më shumë gjasa për të provuar vetëvrasje. Depresioni dhe vetëdëmtimi kryesisht shkojnë bashkë.
Megjithatë, ka shumë arsye të tjera pse njerëzit përfshihen në sjellje vetëdëmtuese. Kur një individ përfshihet në vetëdëmtin, ai/ajo pret që të fitojë clirim nga emocionet negative ose të krijojë një ndjenjë pozitive drejt një problem personal që e ka bërë të ndihet keq. Megjithatë, pas aktit vetëdëmtues, individi mund të ketë tendencën të ndjejë turp apo faj gjë që bën që ky cikël vicioz të përsëritet si mënyrë për t’u përballur me ndjenjat e parehatshme dhe me dhimbjen emocionale.
5 gjëra që duhet të dini për Vetëdëmtimin
- Nuk është aksident.
Vetëdëmtimi është sjellje e qëllimshme.
- Nuk është për të kërkuar vëmendje.
Njerëzit që dëmtojnë veten e konsiderojnë këtë gjë dicka privatë dhe përpiqen t’i fshehin sjelljet e tyre.
- Kushdo mund ta bëjë
Përkundër besimit që vetëm “emot” vetëdëmtojnë, kushdo afër teje mund të jetë duke vetëdëmtuar, pa marrë parasysh moshën, gjininë, racën apo stilin e tyre të jetesës.
- Është më shumë mendore sesa fizike
Vetëdëmtimi është vetëm një manifestim fizik i stresit mendor dhe njerëzit shpesh vetëdëmtojnë për të cliruar stres, fituar pak kontrollë, ose për t’u ndjerë të gjallë.
- Nuk është detyrimisht për vetëvrasjen
Edhe pse disa nga njerëzit që vetëdëmtojnë mund të ndjenje tendence për vetëvrasje, shumë prej tyre e shohin vetëdëmtimin si një mënyrë për t’u ndjerë të gjallë.
Shenja të vetëdëmtimit mund të përfshijnë:
Plagë, prerje, djegje apo mavijosje të pashpjegueshme
Paaftësi për të përballuar emocione intense
Probleme në punë, shtëpi apo shkollë
Vetëbesim i ulët
Të kruarit së tepërmi një zonë për të krijuar djegje
Të pasurit objekte të mprehta gati
Të veshurit mëngë të gjata ose pantallona në kohë të nxehtë
Vështirësi me marrëdhëniet ndërpersonale
Jostabilitet, impulsivitet apo paparashikim në sjellje dhe emocione
Të vokalizuarit ndjenja të pashpresës, pandihmës dhe pavlefshmërisë.
Vetëdëmtimi është një shprehje për ndihmë
Në shumicën e rasteve, vetëdëmtimi nuk është një akt vetëvrasje. Megjithatë, nëse lihen të patrajtuara, shkaqet dhe sjelljet e vetëdëmtimit mund të cojnë në mendime dhe sjellje vetëvrasëse. Përderisa mund të jetë e vështirë për individët që vetëdëmtojnë të kërkojnë ndihmë, ka plot metoda përballuese alternative për t’i ndihmuar ata në vështirësi të kërkojnë ndihmë për të shmangur apo ulur sjelljet vetëdëmtuese.
Disa metoda përballuese alternative përfshijnë:
- Të mbash akull
- Të futësh duart nën ujë shumë të ftohtë
- Të pish ujë të ftohtë
- Të lash fytyrën më ujë të ftohtë
- Të hidhesh lart e poshtë derisa të ndjesh një sensacion në këmbë
- Të vizatosh apo pikturosh në trupin tënd
- Masazho aty ky do që të vetëdëmtosh
- Bëj një dush me ujë të ftohtë ose të nxehtë
Është e rëndësishme të mbash në mendje që të konsideruarit të kontaktosh një profesionist të shëndetit mendor mund të jetë një mënyrë për të filluar udhëtimin e shërimit.