Të caktuarit qëllime për Vitin e Ri

Qëllimet vs. Rezolucionet

Dallimi më i madh mes qëllimeve dhe rezolucioneve është në shtrirjen dhe sa specifike janë ato. Përderisa rezolucionet janë gjëra njëshe që mund t’i heqësh nga lista kur i ke bërë – “Do të pi më shumë ujë” – “Do të kaloj më shumë kohë me fëmijët gjatë fundjavave” – qëllimet janë më të gjera – “Unë jam duke u fokusuar në shëndetin tim”; “Unë jam duke e prioritizuar familjen time”; ose madje edhe “shëndeti” dhe “familja”. Qëllimet mund të përfshijnë disa fusha të jetës tënde, sesa të fokusohen vetëm në një pjesë, si rezolucionet. Për shembull, ti mund të caktosh qëllimin që do jesh më kreativ, që mund të aplikohet në punë, besimi, familje dhe marrëdhënie, por një rezolucion për të filluar një projekt ose punë të re kreative aplikohet vetëm në një rrethanë.

Pse të vendosim qëllime?

Ne e dimë që shumë pak njerëz i mbajnë rezolucionet që caktojnë për veten. Ka plot këshilla se si t’ja dalësh me sukses. Por, cfarë nëse problemi qëndron te vetë idea e rezolucionit. Cka nëse më shumë specificitet, disiplinë dhe llogari nuk është përgjigja?

Synimet e tua për 2022 nuk duhet të të bëjnë të ndihesh sikur po ndëshkohesh. Nëse je duke përcjellur, reflektuar, ri-prioritizuar, përshtatur, menduar për strategji, rezolucioni që supozohej të të përmirësonte jetën do fillojë të bëhet një punë e lodhshme dhe e mërzitshme.

Të vendosurit qëllime të lejon më shumë lehtësi dhe lojë. Nëse qëllimi yt është të fokusohesh në shëndetin tënd, ti mund të provosh një rrugë më sfiduese për ngjitje në mal, t’i blesh vetes një shishe të re të ujit, të gjesh video për yoga në Youtube, ose të mësosh nga një libër i ri gatimi. Ti ke më shumë liri të eksperimentosh dhe të zbulosh cfarë në të vërtetë është e mirë për ty – në vend që t’i kërkosh vetes llogari për një synim për humbje në peshë që e ke vendosur vetë, sa ditë në javë ikën në palestër, apo sa gota ujë pi në ditë. Kur je duke e shijuar një gjë, ke shumë më shumë gjasa ta vazhdosh atë dhe të krijosh zakone që zgjasin gjithës jetës. Qëllimet gjithashtu na japin hapësirë për të zbuluar cfarë funksionon për ne.

Si të vendosim qëllime

Të mbajturit në mend ndryshimet mes qëllimeve dhe rezolucioneve, nëse përpiqesh të vendosësh një qëllim ashtu sic e vendos një rezolucion, po e vë veten në të njëjtat vështirësi.

Së pari, fillo me të bërit dy lista: 1). 5 vlerat më të rëndësishme për ty dhe 2). 5 gjëra që të pëlqen t’i bësh.

Listat e tua mund të duken si mëposhtë:

Vlerat:

  1. Familja
  2. Shëndeti
  3. Të ndihmuarit të tjerët
  4. Bukuria
  5. Natyra

Gjëra që më pëlqejnë:

  1. Shëtitje të gjata me bicikletë
  2. Manikyre/pedikyre
  3. Të gatuarit me miqë
  4. Të shikuarit tutoriale për makeup në Youtube
  5. Mëngjese përtace në fundjavë

(Para se të shkruajmë qëllimet, le të konsiderojmë sa lehtë këto qëllime mund të bëhen rezolucione strikte. Do ta ngas bicikletën tre herë në javë. Do të bëj një manikyr/pedikyr njëherë në muaj. Do të gatuaj me miqtë cdo të Dielë. Do të shikoj dhe provoj dy tutoriale make up-i cdo muaj. Nëse e nget bicikletën dy herë ose nuk ikën për të gatuar vetëm një të Dielë, ndjenja e dështimit dhe turpit do të vijnë, duke ta bërë gati të pamundur të krijosh cfarëdo sjellje apo zakoni të ri. Kjo është gracka e rezolucioneve!

Në vazhdim, mendo për mënyra se si këto lista mund të përputhen, vecanërisht duke menduar për ato gjëra për të cilat nuk ke krijuar hapësirë ashtu si do të doje. Shkruaj disa fjali. Përdor kohën e tashme, sikur tashmë je duke i bërë këto gjëra.

Qëllimet e tua mund të duken si mëposhtë:

  • Jam duke kaluar kohë në natyrë me familjen time.
  • Jam duke e prioritizuar pasionin tim për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me bukurinë.
  • Jam duke shijuar ushqim të mirë me njerëz të mirë.
  • Jam duke pushuar.

Si të përdorim qëllimet gjatë vitit

Shkruaji qëllimet e tua diku që mund t’i shohësh shpesh. Ndaji ato me të tjerët. Është gjithashtu e rëndësishme të përcjellësh ecurinë herë pas here. Ndoshta të mbash shënim në telefon për gjërat e ndryshme që bën që të lidhin me qëllimet e tua. Ndoshta mund të mbash një ditar javor ose të flasësh me terapistin tënd.

Ti gjithashtu mund të përdorësh qëllimet e tua për të të ndihmuar të prioritizosh kohën tënde në mënyra që të bëjnë të lumtur dhe të bëjnë të reflektosh për vlerat e tua. Nëse qëllimi yt është të kalosh më shumë kohë në natyrë, ti mund të vendosësh që ta pish kafenë e mëngjesit në një park apo afër liqenit. Qëllimet e tua ndihmojnë udhëzimin e veprave tua në një mënyrë të butë por inkurajuese – jo duke të bërë të ndihesh i detyruar.

2022: Viti i Qëllimit

Të ndryshuarit mendësinë nga rezolucione në qëllime kërkon pak rifrazim, shumë durim dhe një sasi të drejtë përultësie për të ndryshuar zakone të rrënjosura dhe për t’u rritur në mënyrë më plotësuese.

 

Nga RobIn Lanehurst, M.Ed.

Shporta
  • Your cart is empty Browse Shop