Si shumë praktika të tjera të dëshirueshme, mindfulness mund të ketë të metat e saj.
Mindfulness është një teknike e përhapur shumë këto kohët e fundit. Dikur një temë e njohur vetëm nga njerëzit që ishin të interesuar në traditat shpirtërore të lindjes, sot, mindfulness është bërë e zakonshme, me libra, revista, video dhe programe trajnimi të gatshme për t’u perdorur.
Megjithatë, fama e mindfulness mund ta ketë lënë pas dore shkencën. Portretizimet e medias në përgjithësi i bëjnë njerëzit për të besuar se efektet e të ushtruarit mindfulness janë domosdoshmërisht pozitive, dhe është e sigurt kur themi që njerëzit zakonisht ushtrojnë mindfulness sepse mendojnë që do t’a përmirësojë jetën. Për fat të keq, hulumtimet shkencore dëshmojnë se jo gjithmonë ndodh kështu. Mindfulness mund të të mos bëjë dhe aq mirë.
Mindfulness shpesh konsiderohet të ketë dy pjesë kryesore, vetëdijen dhe pranimin. Vetëdija do të thotë të monitorosh përjetimet e tua, dhe pranimi i referohet monitorimit të atyre përjetimeve me një qëndrim të hapur dhe jogjykues, pa bërë asnjë përpjekje për të ndryshuar apo shmangur gjithcka që të vjen në mendje. Zbatimi i të dy pjesëve, duke qenë një vëzhgues jogjykues i përjetimeve, është i nevojshëm për të nxjerrë përfitime nga mindfulness.
Dy studime të fundit kanë gjetur se duke u fokusuar vetëm në përjetimet tona, pa qëndrimin korrespondues të pranimit, është e lidhur me rezultate të padëshiruara. Studimi i parë ka hulumtuar profilet e mindfulness të studentëve të universitetit. Shkencëtarët kanë zbuluar se në krahasim me studentë që kishin profile të tjera, studentët që i kushtuan vëmendje përjetimeve të tyre por e bënë atë me një qëndrim gjykues – profili të vëzhguarit gjykues – patën rezultatet më të dobëta emocionale. Këto rezultate përfshijnë shkallët më të larta të depresionit, ankthit dhe paqëndrueshmërisë emocionale.
Studimi i dytë, i cili pati në fokus edhe persona që meditojnë edhe ata që nuk meditojnë, gjeti rezulatete të ngjashme. Në krahasim me njerëz të profileve të tjera mindfulness, ata me profilin vëzhgues gjykues vuajnë më shumë depresion, përqendrim në përsëritjen e emocioneve negative, shqetësim dhe tolerancë të ulët ndaj situatave shqetësuese.
Janë duke u grumbulluar prova studimesh që tregojnë se kultivimi i pjesës së vetëdijes pa pjesën shoqëruese të pranimit mund të çojë në rezultate të padëshiruara. Këto rezultate janë në përputhje me studime të tjera që kanë dëshmuar se cilësia e vëmendjes së vetë-fokusuar është instrumentale në të vendosurit në qoftë se ajo do të çojë në mirëqenie apo shqetësim.
Studime të tjera sugjerojnë se mindfulness mund të ketë efekte të pafavorshme duke përfshirë të zhvilluarit e problemeve të reja psikologjike apo intensifikimin e problemeve ekzistuese. Edhe pse jo të gjitha tipet e mindfulness përfshijnë meditimin formal, ka një numër të publikuar të shembujve që tregojnë se meditimi ka çuar në rezultate negative si ankth, depersonalizim, dhe depresion. Një raport i publikuar ka gjetur se 25% e medituesve kanë përjetuar efekte të padëshiruara, shumica e të cilave kanë qenë kalimtare. Një studim tjetër i praktikuesve të meditimit Budist ka gjetur se 73% kanë përjetuar dëme të rëndësishme si rezultat i praktikës së tyre, por autorët kanë theksuar se rezultatet e tyre mund të mos i aplikohen ndërhyrjeve më të përgjithshme të bazuara në mindfulness.
Studimet gjithashtu kanë treguar se mindfulness mund të lidhet me rezultate të tjera negative si motivim i zvogëluar, mësim të kompromentuar dhe më pak gatishmëri për të pranuar përgjegjësi për rregullimin e gabimeve.
Pak aktivitete në jetë janë konsideruar jo të mira për mirëqënien e individit. Merr në konsideratë se si ushtrimet fizike të rrisin humorin dhe të mbajnë në formë të mirë fizike. Por, në qoftë se ju dilni për vrap me kycin e këmbës së ndrydhur, ose shkoni në palestër pa i dhënë muskujve dhe gjymtyrëve pak kohë për të pushuar, ushtrimet fizike mund të çojnë në probleme. Në mënyrë të ngjashme, edhe mindfulness ndonjëherë mund të ketë të metat e veta.
Hulumtimet kanë treguar se në përgjithësi mindfulness ka një numër përfitimesh siç është përmirësimi i emocioneve pozitive dhe ulja e stresit. Për shumicën e njerëzve, shumicën e kohës, të praktikuarit mindfulness është një mënyrë efektive dhe e shëndetshme për t’u kujdesur për mirëqenien e përgjithshme. Megjithatë, është e rëndësishme të njohim se në mënyrë që të arrijmë përfitimet e plota të mindfulness, ne duhet ta praktikojmë atë ashtu si duhet dhe me kujdes. Edhe pse më shumë studime nevojiten për të treguar qartë situatat në të cilat mindfulness është më shumë apo më pak e dobishme, ka mjaft prova që sugjerojnë se duhet t’i afrohemi me kujdes dhe ta praktikojmë atë pasi të kemi marrë informacionin e nevojshëm. Ndonjëherë, në disa mënyra, mindfulness mund të bëjë efektin e kundërt të asaj që ju jeni duke pritur.