Një diagnozë e kancerit të gjirit dhe trajtimi i tij mund të sjellin një përzierje të emocioneve, duke përshirë ankthin dhe depresionin. Të kujdesurit për shëndetin tuaj mendor mund ta mbështesë trajtimin tuaj dhe të të bëjë të ndihesh më mirë fizikisht.
Emocionet e tua janë të rëndësishme
Perpiqu ti ndiesh ndjenjat tuaja – ti ke të drejtë të pikëllohesh për humbjet e tua – por, mbaje në mend që ti je shumë më shumë se kanceri yt. Qendro e butë me veten. Shiko për mënyra për t’u ndjerë mirë brenda dhe jashtë. Ka shumë opsione që janë në dizpozicion për ty: medikamente, këshillim me një profesionist të shëndetit mendor, akupunktura, masazhi, meditimi, teknika të relaksimit dhe fizioterapia, mes të tjerash.
Shmang kurthin e “të qënit pozitiv”. Është mëse e natyrshme të kesh ditë të këqija. Por, në qoftë se ndjen se ankthet e tua, shqetësimet dhe frikërat janë duke ndërhyrë me aktivitetet e tua të përditshme ose me mënyrën se si ti je mësuar të flesh zakonisht, flisni me doktorin tuaj.
Efektet anësore të trajtimit mund të ndikojnë humorin tënd
Trajtimi i kancerit të gjirit mund të sjellë efekte anësore siҫ janë pagjumësia, ndryshime në kujtesë dhe luhatje në humor. Ndryshimet në nivelet hormonale mund të ndikojnë emocionet tua, dhe shtimi në peshë mund të jetë demotivues. Disa gra fajësojnë veten ndërsa disa të tjera ndihen të ndëshkuara.
Efektet anësore mund të vazhdojnë pas trajtimit, kur Stresi Post-Traumatik (PTSD) mund të aktivizojë emocionet që keni përjetuar kur jeni diagnostikuar ose gjatë trajtimit. Të gjitha këto ndjenja janë të natyrshme. Mos ki frikë të kërkosh ndihmë nga doktori yt.
Frika e përsëritjes
Frika e përsëritjes (së kancerit) është e shpeshtë dhe e pritshme. Çdo dhimbje që përjeton mund të të shkaktojë të mendosh, “A është kthyer kanceri serish?” Ka mënyra të ndryshme për të lehtësuar frikërat e tua.
- Prano emocionet e tua. Fol për frikërat e tua me një ofrues të kujdesit shëndetësor, me një profesionist të licensuar të shëndetit mendor, me një mik të besueshëm ose mbijetues të tjerë të kancerit.
- Ushtro “mindfulness” dhe meditimin. Të qenit i vetëdijshëm në kete moment shpesh ndihmon për të zvogëluar ankthin, stresin dhe frikën e përsëritjes.
- Merr nën kontroll shëndetin tënd. Pyet doktorin tënd për një plan të shkruar për kujdesin pas trajtimit, duke përfshirë testet për të cilat do kesh nevojë në të ardhmen si dhe sa shpesh duhet t’i bësh ato.
- Njih treguesit e rëndësishëm. Pyet doktorin tënd për një listë të simptomave për të cilat duhet t’i raportosh në kontrolle, sic janë gunga të reja, gjakderdhje ose dhimbje.
- Mbaj një stil jetese të shëndetshme. Të flesh mjaftueshëm gjumë, të bësh ushtrime dhe të hash një dietë të pasur ushqimore.
- Bashkohu me një grup mbështetës për mbijetuesit e rinj të kancerit të gjirit. Duke njohur të mbijetuar të tjerë të kancerit do të të ndihmojë të ndihesh më pak vetëm dhe të mësosh se si të tjerët janë përballur me shqetësimet e njëjta.
Burime për Shëndetin Mendor
Mbaj në mend se nuk je vetëm. Mos keni turp për të kërkuar shërbime të shëndetit mendor nga profesionistë. Psikologët tanë në Institute of Cognitive Behavioral Therapy do jenë një mbështetje e madhe. Nuk do keni nevojë për këtë mbështetje përgjithmonë, por mund të të ndihmojë gjatë kësaj kohë. Kujdesu për veten. Ti e meriton !