Individet neurotipik dhe neurodivers

Termi neurotipik është termi më i ri që përdoret për të përshkruar individë të një zhvillimi tipik dhe të aftësive tipike intelektuale dhe konjitive. Me fjalë të tjera, nuk përdoret për të përshkruar individë me autizëm ose individë me një element tjetër zhvillimi.

Individëve që jetojnë me autizëm, që janë në spektër të autizmit ose që kanë dallime të tjera zhvillimore termi qe u referohet se fundmi është: neurodivers.

 

Karakteristikat

Termat neurotipik dhe neurodivers  po perdoren si një mënyrë më kuptimplotë dhe gjithëpërfshirëse për të përshkruar autizmin. Për momentin, këto terma nuk njihen nga komuniteti i shendetit mendor, por përdoren nga individë në komunitetin e autizmit. Në vend që ta shohim autizmin vetëm si një çrregullim, është një mënyrë për të njohur dallimet, aftësitë dhe fuqitë e pasura që individët me autizëm kanë.

Sipas disa teorive autizmi mund të përshkruhet si një variacion njerëzor me përparësi të jashtëzakonshme. Në vend që ta shohin autizmin si një çrregullim që ka nevojë për t’u rregulluar, ata e shohin autizmin si karakteristikë të një individi, siç është të kesh flokë kafe ose të shkruash me dorë të majtë. Të qenit  ‘neurodivers’ thjesht do të thotë të kesh një tru që është i programuar ndryshe.

Teoricienet që mbështesin përdorimin e termave neurotipik dhe neurodivers besojnë se autizmi nuk ka nevojë për medikamente. Ata besojnë se dallimet që autizmi paraqet në njerëz, duhet të respektohen, jo të jenë të frikshme apo qesharake për të tjerët.

Shumë njerëz në komunitetin e individëve me autizëm ndonjëherë e përdor termin neurotipik për të treguar se ata që nuk janë në spektër mund të mos kenë disa nga fuqitë që kanë personat në spektër. Për shembull, ata mund të fokusohen së tepërmi në gjëra materiale apo të zbatojnë norma shoqërore që mund të jenë të dëmshme për veten apo të tjerët.

Jo të gjithë në komunitetin e autizmin pajtohen me hipotezën se autizmi nuk është një çrregullim, gjë që do të thotë se këto term ate reja janë akoma të diskutueshme. Të tjerët besojnë se autizmi është një çrregullim dhe meriton hulumtim shkencor dhe fonde që ndihmojnë gjetjen e një kure për të. Studime rreth autizmit kanë treguar se ka disa struktura të trurit dhe çrregullime të neurotransmetuesve në individë me autizëm.

 

Çfarë karakterizon neurotipikët?

Individët neurotipik shpesh përshkruhen duke u krahasuar me individët me autizëm, kështu që ata mund të:

  • Nuk kanë aspak probleme të ndërveprojnë me bashkëmoshatarët apo të bisedojnë me të rritur.
  • Nuk kanë vonesa në të folur gjate fëmijërisë së hershme
  • Nuk shfaqin probleme shqisore, siç është të mos tolerojnë turmat, zhurmat, ose të qenit shumë vapë ose shumë ftohtë.
  • Kenë aftësinë për t’u përshtatur me ndryshimin pavarësisht sa kompleks mund te jetë ai.

 

Çfarë karakterizon neurodiversitetin?

Instituti Kombëtar i Çrregullimeve Neurologjike liston shenjat e mëposhtme si shenjat tipike të dikujt që është neurodivers:

  • Një pamundëssi e të treguarit me gisht deri në moshën 1 vjeç
  • Kontakt të dobët me sy
  • Nuk buzëqesh ose mungesë e reagimit social
  • Nuk i përgjigjet emrit të vet
  • Fiksim jashtë të zakonshmes për të rreshtuar lodrat ose sendet
  • Nuk flet fjalë teke deri në moshën 12 muajshe
  • Nuk flet fraza dy-fjalëshe deri në moshën 2 vjeçe

 

Në individë më të rritur, shenjat përfshijnë:

  • Ndërveprim të ulët shoqëror
  • Paaftësi për të filluar ose mbajtur një bisedë
  • Mungesë e lojërave shoqërore
  • Gjuhë përsëritëse
  • Interes i fokusuar dhe intensiv, zakonisht në një objekt ose subjekt
  • Fiksim në rutina apo rituale të caktuara

 

Shkallët e neurodiversitetit

Si të gjitha tipet e gjendjeve të shendetit mendor, ka shkallë të ndryshme të autizimit, dhe disa individë mund të kenë vështirësi më të mëdha me diagnozën e tyre të autizmit. Për këtë arsye termi “neurodivers” mund të ndihmojë kur përdoret, sepse shkallët e ndryshme të autizmit janë shumë të larmishme.

Manuali Diagnostik dhe Statistik i Çrregullimeve Mendore liston disa diagnoza që bien nën etiketën e autizmit, siç janë sindroma e Aspergerit, çrregullimi disintegrues i fëmijërisë dhe çrregullimet e përhapura të zhvillimit të paspecifikuara (PDD-NOS).

 

Përfitimet  e neurodiversitetit

Individët në spektër mund të kenë shumë aftësi. Çdo individ ka fuqitë dhe karakteristikat e tij të veçanta që mund të njihen dhe të manifestohen. Për shembull, neurodiversiteti nga gjendjet si Aspeger’s dhe autizmi shpesh mund të ketë karakteristika pozitive si:

  • Të qenit i aftë t’i qasesh situatave në mënyra të ndryshme dhe të mendosh jashtë kutisë.
  • Aftësi të forta me sisteme, siç është programim kompjuteri dhe matematikë.
  • Kreativitet i shtuar dhe ndonjëherë i pazakontë.
  • Nuk ka presion për të konformuar ndaj normave shoqërore që mund të dalin jashtë idesë së tyre personale të lumturisë
  • Aftësi muzikore
  • Vëmendje mbi-mesatare ndaj detajeve
  • Aftësi të forta vizuale-hapësirore
  • Aftësi në art dhe krijimtari

Çfarë të mbajmë mend nga ky artikull?

Pa marrë parasysh se çfarë termash përdor ti për të përshkruar autizmin dhe çrregullimet e spektrit, është e rëndësishme të njohësh aftësitë dhe pikat e forta që individët neurodivers kanë. Ka shumë mënyra për të shikuar autizmin, kështu që të zbulojmë pikëpamje dhe teori të reja mund të na ndihmojë ta shohim autizmin në një dritë të re.

Në qoftë se ti apo një i afërm i yti ka autizëm, gjeni një grup mbështetës  ose një terapist që mund të të ndihmojë të diskutoni disa nga fuqitë e të qenit neurodivers dhe të pranuarit të kesaj gjendje me empati.

Shporta
  • Your cart is empty Browse Shop