Çfarë të dimë për terapinë me kafshë

Terapia me kafshë i referohet përdorimit të kafshëve si një mënyrë për të ndihmuar njerëzit të përballen dhe të shërohen nga disa gjendje të shëndetit fizik dhe mendor.

Pavarësisht nga funksioni i terapisë, personi mund të zgjedhë te kujdeset për kafshë të ndryshme, duke përfshirë qentë, zogjtë, apo në këtë rast, një maҫok. Terapia e asistuar nga kafshët jo vetëm që është një opsion terapeutik në shumicën e rasteve, por mund të jetë një zgjedhje me të vërtetë e mirë për disa njerëz.

Kafshët mund të përdoren për të ofruar rehati, paralajmëruar të tjerët nëse dikush është në rrezik, apo edhe për të performuar veprime që ndihmojnë gjendjen e personit në nevojë. Terapia me kafshë është një lloj terapie plotësuese apo alternative. Ajo mund ta përmirësojë trajtimin tjetër, por, nuk mund ta zëvendësojë atë.

Kjo terapi është e bazuar në një koncept të quajtur lidhja “njeri-kafshë”, që përshkruan dëshirën e njerëzve për të ndërvepruar me një kafshë të shoqërueshme. Kjo lidhje mund të ndihmojë personin në disa mënyra, siҫ janë:

 

Çfarë benefitesh sjell terapia me kafshë?

Ul mërzinë

Rrit lëvizjen dhe aktivitetin përmes shëtitjeve dhe lojërave

Ofron shoqëri dhe ul vetminë.

Rrit ndërveprimet shoqërore.

Përmirëson humorin dhe mirëqenien.

 

Përfitime të tjera nga terapia me kafshë përfshijnë:

Ulje e niveleve të ankthit dhe stresit.

Ulje e perceptimit të dhimbjes.

Zvogëlon ndjenjat e frikës apo shqetësimit

Rrit ndjenjat e mbështetjes shoqërore

Ofron motivim, stimulim dhe përqendrim

Për më tepër, terapia me kafshë asiston në gjendjet e mëposhtme të shëndetit mendor dhe fizik:

Dementia

Depresion

Ankth

Çrregullimi i spektrit të Autizmit

Çrregullimi i Vëmendjes me ose pa Hiperaktivitet

Epilepsi

Probleme me zemrën

Dhimbja nga trajtimi i kancerit

Shërimin pas operacioneve

Shërimin pas një sulmi që shkakton humbjen e aftësive motorike

Shporta
  • Your cart is empty Browse Shop