Ҫrregullimet psikologjike

Ҫrregullimet psikologjike janë gjendje shëndetësore që përfshijnë ndryshime në emocion, të menduar ose sjellje (ose një kombinim i tyre). çrregullimet psikologjike janë të lidhura me shqetësim dhe/ose probleme në të funksionuarin gjatë aktiviteteve shoqërore, familjare ose të punës.

 

Ҫrregullimet psikologjike kanë një përhapje të gjerë. Brenda një viti:

 

  •         Një në pesë (19%)  të rritur në SHBA mund të përjetojë ndonjë formë të ҫrregullimeve psikologjike
  •         Një në 24 (4.1%) persona ka një ҫrregullim serioz psikologjik
  •         Një në 12 (8.5%) persona ka një ҫrregullim të diagnostikuar të përdorimit të substancave

 

Ҫrregullimet psikologjike janë të trajtueshme. Shumica e individëve me ҫrregullime psikologjike vazhdojnë të funksionojnë në jetën e tyre të përditshme.

 

Shëndeti mendor përfshin të funksionuarit efektiv në aktivitete të përditshme duke rezultuar në:

 

  •         Aktivitete produktive (punë, shkollë, kujdestari)
  •         Marrëdhënie të shëndetshme
  •         Aftësi për t’u adaptuar me ndryshimin dhe për t’u përballur me fatkeqësi

 

Termi ҫrregullimi psikologjik i referohet kolektivisht të gjithë ҫrregullimeve psikologjike të diagnostikueshme – duke përfshirë gjendje shëndetësore si:

 

  •         Ndryshime të theksuara në të menduar, emocione dhe/ose sjellje
  •         Shqetësim dhe/ose probleme në të funksionuarin gjatë aktiviteteve shoqërore, familjare ose të punës.

 

Shëndeti mendor është baza e emocioneve, të menduarit, komunikimit, të mësuarit, reziliencës dhe vetvlerësimit. Shëndeti mendor është kyç për mirëqenien personale dhe emocionale, për marrëdhëniet dhe të kontribuarit në komunitet dhe shoqëri.

 

Shumë njerëz që kanë një ҫrregullim psikologjik nuk duan të flasin për të. Por ҫrregullimi psikologjik nuk është asgjë për të ardhur turp! Ai është një gjendje mjekësore, siç është diabeti apo sëmundjet e zemrës. Gjendjet e shëndetit mendor janë të trajtueshme. Ne vazhdimisht jemi duke e zgjeruar të kuptuarit që kemi për mënyrën sesi punon truri i njeriut, dhe në dizpozicion ka trajtime për të ndihmuar njerëzit të menaxhojnë gjendjet e shëndetit mendor në mënyrë të suksesshme.

 

Ҫrregullimi psikologjik nuk diskriminon; ai mund të prekë cdokënd pa marrë parasysh moshën, gjininë, vendndodhjen, të ardhurat, statusin shoqëror, rracën/etnicitetin, fenë/besimin, orientimin seksual, formimin apo ndonjë aspekt tjetër të identitetit tënd kulturor. Përderisa ҫrregullimi psikologjik mund të shfaqet në cdo moshë, tre të katërtat (3/4) e ҫrregullimeve mendore shfaqen deri në moshën 24 vjece.

 

Ҫrregullimet psikologjike mund të marrin shumë forma. Disa janë të lehta dhe ndërhyjnë në jetën e përditshme në mënyra të kufizuara, sic janë disa lloje të fobive (frikëra të mëdha dhe/ose irracionale). Gjendje të tjera të shëndetit mendor janë aq të rënda sa mund të kërkojnë kujdes dhe trajtim në spital.

Shporta
  • Your cart is empty Browse Shop