Paola Zefi

Paola Profil

Paola Zefi

Paola ka përfunduar studimet në nivel Master Shkencor në Psikologji Klinike pranë Fakultetit të Shkencave sociale, në Universitetin e Tiranës. Eksperienca e saj në fushën e psikologjisë klinike nisi fillimisht në organizata jofitimprurëse dhe tani është e përqendruar kryesisht në punën me individë përmes seancave terapeutike. Ajo është e licensuar nga Urdhri i Psikologut dhe aktualisht është nën supervizim të orientuar në psikoanalizë dhe psikodinamikë. Eksperienca e saj është me fokus kryesor në mbështetjen psikologjike dhe terapeutike të moshës së rritur.

Prej tre vitesh nën supervizim, Paola ushtron praktikën si Psikologe Klinike me të rritur. Gjithashtu, ajo është e angazhuar në platforma ndërkombëtare për të ofruar seanca terapeutike për shqiptarët emigrantë që hasin vështirësi në integrim në shoqëritë e vendeve ku jetojnë, seanca terapeutike individuale dhe coaching për punonjësit e organizatave globale të cilët hasin vështirësi në aktivitetet e përditshme në punë, si pasojë e vështirësive personale të lidhura me shëndetin mendor dhe ka përvojë në menaxhimin e fenomenit të burnout-it, dhe shëndetin mendor të individëve të angazhuar në punë ku stresi është i përditshëm dhe i tejzgjatur. Ajo gjithashtu zhvillon trajnime në lidhje me shëndetin mendor të punonjësve që punojnë me materiale sensitive (content moderation).


Orientimi i saj në psikoanalizë dhe psikodinamikë i jep një rëndësi të vecantë eksperiencave të fëmijërisë, dinamikave familjare gjatë rritjes, si elementë që na japin informacion mbi vështirësitë aktuale të individëve në moshën e rritur.

EKSPERTIZA

Trajtim i gjendjes depresive dhe melankolisë
Çrregullime të ankthit (social, ataket e panikut, hipokondria, të vdekjes)
Trauma
Çrregullime të gjumit (mankthet)
Çështje të identitetit gjinor dhe orientimit seksual LGBTQ+
Shqetësime të aktivitetit seksual (pa shkak mjekësor)
Shqetësime emocionale (luhatshmëri emotive, pavendosshmëri, stres kronik)
Probleme me agresivitetin dhe konfliktet
Vetëimazhi dhe sjelljet vetëdëmtuese
Personaliteti dhe marrëdhëniet sentimentale
Çrregullime të personalitetit
Çrregullimi OCD
Zhvillimi dhe drejtimi i programeve të trajnimit për profesionistët e shëndetit mendor.

BACKGROUND & EKSPERIENCAT

– Master Shkencor në Psikologji Klinike, Fakulteti i Shkencave Sociale (Universiteti i Tiranës)
– Bachelor ne Psikologji, Fakulteti i Shkencave Sociale (Universiteti i Tiranës)
– Licensë nga Urdhëri i Psikologut Nr. 1017

Shporta
  • Your cart is empty Browse Shop