Erjona është këshilluese psikosociale dhe terapiste sistemike me më shumë se 10 vite përvojë në fushën e shëndetit mendor.
Ajo synon të mbështesë individë dhe familje në përballjen e sfidave të jetës, duke ofruar shërbime terapeutike dhe këshillim efektiv e mbështetës.
Gjatë 20 viteve të fundit, ajo është certifikuar në Terapi dhe Këshillim Sistemik , terapi CBT ( Cognitive Behavioral Therapy) , RBT ( Registered Behavioral Technician) dhe terapi ABA ( Applied Behavioral Therapy). Erjona zotëron një Bachelor në Punë dhe Politika Sociale dhe një Master në Kërkim Shkencor për Shkencat Sociale.
Erjona ka një përvojë të konsiderueshme në trajtimin e një game të gjerë çështjesh emocionale dhe psikologjike, kryesisht tek adoleshentët dhe të rinjtë.
Qasja terapeutike që ajo ofron është fleksibël, empatike me në qendër klientin, për të krijuar ndërhyrje të personalizuara.
Erjona synon të krijojë një mjedis mbështetës dhe jo-gjykues, ku klientët mund të zhvillojnë aftësitë dhe mjetet që ju nevojiten për të ecur përpara.
Puna terapeutike e Erjonës bazohet në besimin që çdo individ dhe familje ka potencial për tu rritur dhe përmirësuar.
EKSPERTIZA
BACKGROUND & EKSPERIENCA
– Specializim pasuniversitar për Terapi dhe Këshillim Sistemik pranë Niedersächsischen Institut für systemische Therapie und Beratung Hannover- Fakulteti i Shkencave Sociale, Politika dhe Punë Sociale
– Master në Punë Sociale, Kërkim Shkencor
– Trajnuar për Terapinë e Aplikuar të Sjelljes (Applied Behavior Analysis / ABA)
– Trajnuar për PRT, Pivotal Response Teaching
– Trajnuar RBT, Registered Behavioral Technician
– Trajnuar për Terapinë Okupacionale
– Licensuar nga Urdhëri i Punonjësit Social Shqipëri
– Licensuar nga Urdhëri i Punonjësit Social Gjermani
– Qëndra Rajonale e Autizmit: Punonjëse Sociale, Koordinatore Projektesh, Terapiste
– Instituti i Terapisë Biheviorale Konjitive ( ICBT), Koordinatore dhe Terapiste
– Fondacioni Pestalozzi Gjermani: Punonjëse sociale dhe Këshilluese Për Familjen