Eleana Naçi

Eleana Profil

Eleana Naçi

Psikologe dhe psikoterapiste e arrirë e qasjes CBT, me përvojë të gjerë në trajtimin dhe kërkimin e shëndetit mendor për të përmirësuar mirëqenien e individëve. Ofron me përgjegjshmëri një gamë të gjerë shërbimesh psikologjike të përshtatura për fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit që përballen me çrregullime emocionale, psikologjike dhe zhvillimore.


Eleana është themeluese e Institutit ICBT në Tiranë, Shqipëri, ku udhëheq mbledhjet klinike, supervizon psikologët në raste klinike të nevojshme, si dhe vlerëson dhe nxit proceset e edukimit në vazhdim, trajnimet psikoedukuese dhe jo vetëm. Ajo është bashkëiniciatore dhe pjesëtare aktive e të gjitha aktiviteteve që ajo dhe gjithë ekipi vlerësojnë si të nevojshme për rritjen profesionale të psikologëve me qellim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor ndaj klientëve të ICBT.

EKSPERTIZA

Eleana ka eksperiencë dhe ofron shërbime psikologjike dhe seanca psikoterapeutike për trajtimin e ankthit, depresionit unipolar/bipolar,çrregullim obsesiv-kompulsiv, traumave, çrregullimeve të personalitetit, psikozave, autizmit tek të rriturit, vlerësime psikoemocionale dhe neurozhvillimore etj.
Çrregullime të ankthit
Depresioni unipolar/bipolar
Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv
Trauma
Çrregullime Personaliteti
Psikoza
Autizmi tek të rriturit
Vlerësime psikoemocionale dhe neurozhvillimore

BACKGROUND & EKSPERIENCA

– Master në Cognitive Behavioral Psychotherapies nga University of Bolton, GB.
– Trajnuar për Dialectical Behaviour Therapy
– Trajnuar për Trauma Focused Therapy
– Trajnuar për Compassion Focused Therapy
– Trajnuar për Motivational Interviewing
– Licensuar nga Urdhëri i Psikologeve, Shqipëri
– Koordinatore e Përgjithshme Administrative dhe Klinike në Qendrën Rajonale për Autizmin, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë.
– Themeluese dhe Drejtuese Klinike e Institutit ICBT
– Ka prezantuar gjetjet e kërkimeve në konferenca ndërkombëtare dhe ka kontribuar në botime shkencore.
– Licensë nga Urdhëri i Psikologut Nr. 608

Formimi dhe eksperienca e saj nënvizojnë aftësitë në mbikëqyrjen e shërbimeve të këshillimit të prindërve, formulimin e planeve të projektit dhe udhëheqjen e ekipeve multidisiplinare për vlerësime psikologjike gjithëpërfshirëse.

 

Shporta
  • Your cart is empty Browse Shop