Armida Beqo është një psikologe e kualifikuar dhe me përvojë në terapinë CBT. Ajo ofron një mjedis të ngrohtë, bashkëpunues dhe të sigurt ku klientët ndjehen të dëgjuar dhe të kuptuar. Nëpërmjet një qasje të personalizuar dhe bashkëpunuese, ajo punon me klientët për të identifikuar dhe adresuar modelet negative të të menduarit dhe sjelljes që shkaktojnë ankth, depresion, stres dhe shqetësime të tjera psikologjike. Ajo përdor teknika të CBT-së dhe DBT-së (terapia dialektike bihejviorale) për të ndihmuar klientët të zhvillojnë aftësi të reja për menaxhimin e emocioneve, zgjidhjen e problemeve, përmirësimin e marrëdhënieve dhe për të arritur ndryshime të qëndrueshme pozitive në jetën e tyre si dhe për të fituar siguri dhe besim në përballimin e sfidave jetësore. Qëllimi i saj është të të orientoj drejt një jete më të qetë, më të lumtur, në harmoni dhe më të qëndrueshme.
EKSPERTIZA
Trajtim i gjendjes depresive dhe melankolisë
Çrregullime të ankthit (social, panik, hipokondria, obsesiv-kompulsiv, strespost traumatik)
Çrregullime të gjumit (mankthet)
Çështje të identitetit gjinor dhe orientimit seksual LGBTQ+
Shqetësime të aktivitetit seksual (pa shkak mjekësor)
Shqetësime emocionale (luhatshmëri emotive, pavendosshmëri, stres kronik)
Probleme me agresivitetin dhe konfliktet
Vetëimazhi dhe sjelljet vetëdëmtuese
Personaliteti dhe marrëdhëniet sentimentale
Fobi të ndryshme
ADHD (Deficit i Vëmendjes dhe Hiperaktiviteti)
BACKGROUND & EKSPERIENCAT
– Bachelor në Psikologji, Universiteti i Tiranës
– Master Shkencor në Psikologji Shkollore, Universiteti Europian i Tiranës
– Specializim në Cognitive Behavioral Therapy, Instituti i Beck, USA
– Specializim në Dialectical Behaviour Therapy, Behavioral Tech Institute, USA
– Specializim në Life Coach Inner Life, Tiranë
– Licensë nga Urdhëri i Psikologut Nr. 833