Alteo është psikolog klinik që punon me të gjitha grupmoshat, duke ofruar mbështetje profesionale për individë që përballen me vështirësi emocionale, psikologjike dhe të funksionimit të përditshëm. Ai synon të ndihmojë klientët të kuptojnë më mirë përvojat e tyre dhe të zhvillojnë mënyra më efektive për t’i përballuar ato.
Në praktikën e tij ai ndjek një qasje të integruar, duke u mbështetur në Terapinë Kognitive-Biheviorale (CBT), terapinë e artit dhe parimet e ABA. Këto metoda i mundësojnë të përshtatë ndërhyrjet sipas nevojave individuale të çdo klienti, duke synuar përmirësimin e mirëqenies emocionale dhe rritjen e cilësisë së jetës.
Alteo vlerëson rëndësinë e krijimit të një marrëdhënieje terapeutike të bazuar në besim, respekt dhe mirëkuptim. Ai angazhohet të ofrojë një ambient të sigurt dhe mbështetës, ku çdo individ mund të shprehet lirshëm dhe të punojë drejt zhvillimit personal dhe emocional.
EKSPERTIZA
Alteo ofron shërbime psikologjike për trajtimin e ankthit, depresionit unipolar, problemeve në marrëdhënie, çrregullimit borderline të personalitetit, ADHD, burnout dhe stresit, OCD, si dhe autizmit dhe neurodivergjencës në të gjitha grupmoshat. Gjithashtu ofron vlerësime psikologjike dhe konsulta.
BACKGROUND & EKSPERIENCAT
– Bachelor në Psikologji, Universiteti i Tiranës
– Master në Psikologji Klinike, Universiteti i Tiranës
– Trajnuar në Analizën e Aplikuar të Sjelljes (ABA)
– Trajnuar në Terapinë Kognitive-Bihejviorale (CBT)
– Trajnuar në Terapinë Dialektike të Sjelljes (DBT)
– Trajnuar në Terapinë e Artit
– Çertifikim dhe ekspertizë në ADHD
– Trajnuar në menaxhimin e stafit dhe drejtimin e ekipeve
– Përgjegjës për menaxhimin e ICBT
– Ka prezantuar në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e psikologjisë
