{"id":7499,"date":"2024-04-22T08:30:03","date_gmt":"2024-04-22T08:30:03","guid":{"rendered":"https:\/\/icbt.al\/?p=7499"},"modified":"2024-11-14T09:22:01","modified_gmt":"2024-11-14T09:22:01","slug":"drita-qe-ndricon-ne-erresire-nje-leter-per-ty-qe-je-ne-depresion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/icbt.al\/en\/2024\/04\/22\/drita-qe-ndricon-ne-erresire-nje-leter-per-ty-qe-je-ne-depresion\/","title":{"rendered":"The light that shines in the darkness - A letter for \"You - who are in Depression\""},"content":{"rendered":"<p>Vendosa t\u2019ia shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr vetes sime dhe ty. Shpresoj q\u00eb do ta lexosh kur err\u00ebsira t\u00eb vij\u00eb n\u00eb kok\u00ebn t\u00ebnde. Err\u00ebsira q\u00eb duket si mjegull e zez\u00eb q\u00eb mbulon trurin t\u00ebnd, dhe t\u00eb b\u00ebn t\u00eb harrosh gjith\u00e7ka q\u00eb ti di. Kjo let\u00ebr e shkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb kujtuar ato gj\u00ebrat q\u00eb mund t\u00eb harrosh n\u00eb k\u00ebto momente.<\/p>\n<p>Ne t\u00eb dy e dim\u00eb se si \u00ebsht\u00eb kur err\u00ebsira, letargjia, pashpresa, dhe vetmia vijn\u00eb dhe marrin drit\u00ebn ton\u00eb t\u00eb brendshme; kur duket si asgj\u00eb, dhe nj\u00ebherazi si gjith\u00e7ka, Duket sikur nj\u00eb makth i kthyer mbrapsht; nuk dua t\u00eb zgjohem, por gjithashtu lirohem kur zgjohem. N\u00eb at\u00eb pik\u00eb, ndihem sikur jeta ime do jet\u00eb k\u00ebshtu; e err\u00ebt dhe e vetmuar. Por, ajo err\u00ebsir\u00eb do largohet! Mund t\u00eb duhen dit\u00eb, jav\u00eb, muaj, por ne do arrijm\u00eb t\u00eb shohim p\u00ebrtej saj dhe ta prekim drit\u00ebn q\u00eb mbulon at\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb kujtohet at\u00ebher\u00eb kur m\u00eb ra furca e kuqe nga dora dhe un\u00eb qava aq shum\u00eb? Ishte nj\u00eb nga ato dit\u00ebt e err\u00ebta pa energji. Nuk mund t\u00eb rrija pa e pyetur veten pse me bien aq shpesh gj\u00ebrat nga dora, pse rr\u00ebzohem dhe pse qaj aq shum\u00eb? Furca m\u00eb dukej q\u00eb ishte shum\u00eb larg meje. Nuk e kisha energjin\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkulur dhe p\u00ebr ta marr\u00eb nga dyshemeja. Shumic\u00ebn e dit\u00ebve t\u00eb mia, ulesha pas dritares s\u00eb bardh\u00eb dhe shikoja jasht\u00eb si t\u00eb mos isha pjes\u00eb e k\u00ebsaj bote. Por, askush nuk ishte i aft\u00eb ta shihte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Askush nuk ishte i aft\u00eb t\u00eb kuptonte. Sepse un\u00eb buz\u00ebqeshja. Nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb ndritur dhe t\u00eb zhurmshme. T\u00eb gjith\u00eb mendonin se isha e lumtur, e fort\u00eb dhe e fuqishme, por ka disa plag\u00eb q\u00eb nuk mund t\u2019i shfaqim fizikisht sepse jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dhimbshme dhe m\u00eb t\u00eb err\u00ebta se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Err\u00ebsira t\u00eb b\u00ebn t\u00eb humbas\u00ebsh oreksin, q\u00eb nuk t\u00eb jep m\u00eb energjin\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar at\u00eb. N\u00eb ato dit\u00eb, t\u00eb lutem shty veten ta b\u00ebsh at\u00eb. Vendos \u00a0nj\u00eb rregull n\u00eb kok\u00ebn t\u00ebnde. T\u00eb lutem mos u beso ndjenjave t\u00eb tua; ndonj\u00ebher\u00eb ato nuk jan\u00eb t\u00eb besueshme. T\u00eb premtoj q\u00eb do e ndiesh dallimin. Kujtoje at\u00eb librin e shkurt\u00ebr q\u00eb e pat\u00ebm lexuar nga Andre\u00eb Solomon, n\u00eb nj\u00eb nga kapitujt q\u00eb p\u00ebrmend:<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebgjoji njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb duan. Beso q\u00eb ja vlen t\u00eb jetosh p\u00ebr ta edhe kur nuk e beson. K\u00ebrko kujtimet q\u00eb depresioni i merr me vete dhe projekto ato kujtime n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ji i guximsh\u00ebm; ji i forte, merri ilacet e tua. Ushtrohu sepse t\u00eb b\u00ebn mir\u00eb, edhe n\u00ebse \u00e7do hap peshon nj\u00eb mij\u00eb kilogram. Ushqehu edhe kur vet\u00eb ushqimi ta neverit. Arsyeto me veten kur e ke humbur arsyen t\u00ebnde.\u201d<\/p>\n<p>E di! Reja e zez\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihesh e pavler\u00eb, pa vetebesim, por e ke ti \u00e7el\u00ebsin p\u00ebr t\u00eb hapur zinxhiret rreth shpirtit t\u00ebnd. E di q\u00eb ndihesh e pafuqishme, e pamotivuar, por ti e ke fuqin\u00eb brenda teje. E di q\u00eb do t\u00eb jesh vet\u00ebm, e fshehur nga t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb ulesh pas dritares s\u00eb bardh\u00eb, por mos e b\u00eb. Mendoji gj\u00ebrat. Jepi vetes nj\u00eb shans. Mos u dor\u00ebzo! Dil p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebtitje, lexo nj\u00eb lib\u00ebr, pikturo, \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb. Ti meriton shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. M\u00eb beso! Jam akoma un\u00eb q\u00eb po t\u00eb shkruaj. \u00a0E di se si ndihesh, dhe e di se \u00e7far\u00eb je duke menduar. Sepse kjo q\u00eb je duke p\u00ebrjetuar t\u2019i kujton t\u00eb gjitha t\u00eb metat e tua. Ti je shum\u00eb m\u00eb e guximshme se sa \u00a0beson, m\u00eb e fort\u00eb se sa dukesh, dhe ke m\u00eb shum\u00eb kurajo se sa mendon. Ti je e bukur. Ti je e mrekullueshme. T\u00eb premtoj q\u00eb err\u00ebsira do t\u00eb largohet; do t\u00eb kaloj\u00eb, do vazhdoj\u00eb tutje. Ti mund ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb, dhe t\u00eb premtoj q\u00eb do e b\u00ebsh edhe ti.<\/p>\n<p>Tregoji dikujt se si ndihesh. Mjaft u fshehe dhe u shtire sikur gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull. Disa njer\u00ebz mund t\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb. Nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u turp\u00ebruar. Tregoji dikujt sa e v\u00ebshtir\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr ty dhe se ke nevoj\u00eb p\u00ebr forc\u00eb. Mos lufto vet\u00ebm, sepse nuk je vet\u00ebm. T\u00eb thyesh heshtjen t\u00ebnde \u00ebsht\u00eb forca t\u00eb cil\u00ebn je duke e k\u00ebrkuar. T\u00eb hesht\u00ebsh nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i fort\u00eb; t\u00eb hapesh me dik\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb je duke p\u00ebrjetuar nuk t\u00eb b\u00ebn t\u00eb dob\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse \u00ebsht\u00eb aq e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb flasim p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb do t\u00eb mendosh se bota do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb sikur t\u00eb mos ishe ti, sikur t\u00eb zhdukeshe, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. Ti shpesh do mendosh se njer\u00ebzit rreth teje do t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb lumtur sikur t\u00eb mos ishe ti aty. At\u00ebher\u00eb, m\u00eb lejo t\u00eb t\u00eb tregoj se si do ishte n\u00eb qoft\u00eb se ti do i jepje fund \u00e7do gj\u00ebje. Familja dhe shoq\u00ebria jote do t\u00eb shkat\u00ebrroheshin. Kjo bot\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr ty. Cfar\u00ebdo q\u00eb je duke kaluar, ajo nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja. As tani dhe asnj\u00ebher\u00eb. Ti u duhesh ; ty t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Po, po, e di q\u00eb je lodhur duke luftuar. E di q\u00eb ndihesh sikur nuk je e fort\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Nuk e di n\u00eb qoft\u00eb se do largohet plot\u00ebsisht, por ajo \u00e7far\u00eb di \u00ebsht\u00eb se ti ke q\u00ebndruar ketu p\u00ebr kaq gjat\u00eb. Duhet t\u00eb jesh krenare me veten. Ti je nj\u00eb heroin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ato dit\u00eb q\u00eb ndihesh e lodhur nga t\u00eb luftuarit, t\u00eb lutem lexo k\u00ebt\u00eb let\u00ebr; kjo let\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ty, p\u00ebr mua, p\u00ebr veten. P\u00ebr t\u00eb m\u00eb kujtuar t\u00eb gjitha ato gj\u00ebra q\u00eb un\u00eb i harroj kur err\u00ebsira kthehet. Sepse ka drit\u00eb, dhe ajo nuk largohet kurr\u00eb, thjesht mbulohet nga mjegulla. Ti je e dashur, ti je e vler\u00ebsuar, ti je e d\u00ebshiruar, ti ja vlen, dhe ti je fitimtare!<\/p>\n<p><strong>Me shum\u00eb dashuri,<\/strong><\/p>\n<p><strong>Un\u00eb dhe vetja ime<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cLetra e m\u00ebsip\u00ebrme i dedikohet njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi me shqet\u00ebsimet e sh\u00ebndetit mendor. Dita Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit Mendor k\u00ebt\u00eb vit, m\u00eb 10 Tetor, na gjen n\u00eb ndryshime t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb quajtur <a href=\"https:\/\/icbt.al\/en\/2024\/04\/22\/pse-kriza-e-koronavirusit-godet-rende-vecanerisht-adoleshentet-shpjegojne-shkencetaret-zhvillimor\/\">COVID-19<\/a>. Q\u00eb nga fillimi i vitit 2020, ne jemi p\u00ebrballur me shum\u00eb sfida si n\u00eb nivelet individuale dhe ato shoq\u00ebrore. Shum\u00eb nga ne u b\u00ebm\u00eb t\u00eb pasigurt p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe ankthioz p\u00ebr at\u00eb q\u00eb na pret t\u00eb nes\u00ebrmen; t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrjetuan varf\u00ebri, frik\u00eb, dhe izolim shoq\u00ebror edhe m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr njer\u00ebzit me probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne duam t\u00eb falenderojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb jeni duke luftuar me frik\u00ebrat e juaja. Ne duam t\u2019ua kujtojm\u00eb q\u00eb ne do jemi k\u00ebtu p\u00ebr ju. Ne duam t\u00eb ju m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb jeni t\u00eb sjellshem me mendjen tuaj. Ne duam t\u2019ua kujtojm\u00eb q\u00eb bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju. Ne jemi krenar per ju, dhe ju duhet t\u00eb jeni krenar me veten.\u201d<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga <a href=\"https:\/\/centerbod.webnode.page\/about-us\/\">Anna Miraka &amp;\u00a0Lana Kunstek<\/a><\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendosa t\u2019ia shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr vetes sime dhe ty. Shpresoj q\u00eb do ta lexosh kur err\u00ebsira t\u00eb vij\u00eb n\u00eb kok\u00ebn t\u00ebnde. Err\u00ebsira q\u00eb duket si mjegull e zez\u00eb q\u00eb mbulon trurin t\u00ebnd, dhe t\u00eb b\u00ebn t\u00eb harrosh gjith\u00e7ka q\u00eb ti di. Kjo let\u00ebr e shkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb kujtuar ato gj\u00ebrat q\u00eb mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":8165,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[43],"tags":[],"class_list":["post-7499","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-psikoterapi"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/icbt.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7499","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/icbt.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/icbt.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/icbt.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/icbt.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7499"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/icbt.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7499\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9889,"href":"https:\/\/icbt.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7499\/revisions\/9889"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/icbt.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/icbt.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7499"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/icbt.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7499"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/icbt.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7499"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}